Real Madrid në negociata të avancuara me Benzema – rinovimi prioritet për Perez

Karim Benzema është lojtari i momentit në botën e futbollit.

Ylli francez i Real Madrid po kalon në një formë të shkëlqyer, duke dëshmuar veten edhe në La Liga edhe në Champions League.

Paraqitjet dhe karakteri i lojtarit kanë bërë që Real Madrid të fillojë punët për t’i zgjatur qëndrimin.

‘El Confidencial’ bën të ditur se Real Madrid janë në negociata të avancuara me Benzema, për këtë rinovim, përcjell lajmi.net.

Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez insiston se kjo duhet parë si prioritet nga klubi.

Reali dëshiron t’i jap Benzemas një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.