93 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.365 testime, ndërsa janë regjistruar 93 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 85 pacientë të shëruar.

Ndërkaq, nuk janë raportuar persona të vdekur. Konform regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të kovidit nga “Termini Im” nuk janë regjistruar viktima, njofton Ministria e Shëndetësisë.