Real Madrid e hendikepuar kundër Bilbaos, mungon 4-shja braziliane

Bëhet fjalë për 4-shen braziliane Vinicius Jr, Militao, Casemiro e Rodrygo, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi Brazili nuk do t’i lirojë lojtarët për t’u kthyer në Madrid për lojën kundër Bilbaos.

Real Madrid aktualisht po kalon një formë të shkëlqyer falë formës së mirë të lojtarëve, por do të ketë ndeshje të vështirë ndaj Bilbaos me gjithë mungesat.

Aktualisht Real Madrid e kryeson tabelën e La Liga-s me 50 pikë, e ndjekur nga Sevilla me 46 dhe në vendin e tretë Real Betis me 40 pikë.