Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Atalantës Gosens, zbulohet data e testeve mjekësore

Interi ka arritur marrëveshje për ta blerë Robin Gosens nga Atalanta dhe mbrojtësi gjerman do t’iu nënshtrohet nesër testeve mjekësore me kampionin italian.

Gosens do t’i bashkohet Interit në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje për 25-27 milionë euro, përfshirë bonuset, raporton Gazeta Express.

Mbrojtësi i majtë 27-vjeçari e hodhi poshtë ofertën nga Newcastle United për t’iu bashkuar zikaltërve.

Sheikët e Premierligës i kishin ofruar pagë vjetore në vlerë 3.5 milionë euro gjermanit, por ai e zgjodhi Interin pavarësisht pagës më të ulët, 3 milionë euro në vit.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Interit dhe ata të Atalantës u takuan dje dhe u pajtuan për kalimin e Gosens në Giuseppe Meazza.

Gosens vuan nga një lëndim muskulor këtë sezon dhe nuk ka luajtur që prej shtatorit. Ai pritet të rikthehet brenda një muaji përafërsisht.

/Gazeta Express/