Real Madrid bën gati ofertën për Pogba

Real Madrid po shpreh interesim të madh për Paul Pogban.

Real Madrid duket se është duke u bërë gati që të provojë fatin e saj gjatë kësaj vere për të transferuar Paul Pogba për një shifër prej 70 milionë eurosh.

Sipas “Mirror”, mesfushori francez i ka bërë të ditur ‘Djajve të Kuq’ se sezonin e ardhshëm dëshiron të jetë pjesë e Los Blancos dhe për këtë arsye madrilenët po nxitojnë për të kryer këtë transferim sa më shpejtë.

Kontrata e Pogba skadon sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye madrilenët po shpresojnë se mund të sigurojnë shërbimet e tij për një çmim relativisht të ulët.