Ledri Vula dhe e dashura e tij po e shijojnë qëndrimin së bashku në karantinë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë një vit që janë në lidhje por deri vonë dyshja nuk e kishin bërë publike këtë.

Por, tani deri sa po qëndrojnë së bashku në karantinë çifti po i ndan disa momente të mira nga përditshmëria edhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Ka qenë së fundmi Sara, ajo që ka publikuar një video në programin që është kthyer më viral “Tik Tok” ku duket bashkë me Ledrin duke u përqafuar.