Itali: Vazhdon të bie numri i të vdekurve nga Covid-19

Italia ka raportuar 174 vdekje lidhur me koronavirusin e ri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane përgjatë konferencës së përditshme të dielën.

Totali i vdekjeve në vend ka arritur në 28,884, duke e bërë vendin të vazhdojë të jetë shteti i dytë me numrin më të lartë të rasteve me fatalitet nga Covid-19. SHBA-të vazhdojnë të jenë shteti i parë me afro 70 mijë vdekje.

Vendi evropian gjithashtu ka raportuar edhe 1,389 të infektuar të ri me virusin pandemik në periudhën një-ditore. Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 210,717.

Në konferencë autoritetet italiane gjithashtu bënë të ditur se vendi ka pasur 1740 të shëruar.