Reagon MPB-ja: Probelmi me numrat e dyfishtë amë ekziston që nga viti 1981, shumica janë fshirë

Pas aferës që shpalosi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për 20 mijë personat me dy numra amë, ka reaguar MPB-ja. Ministria e Brendshme informon se problemi me numrat e dyfishtë të identitetit filloi në 1981 dhe se shumica e tyre ishin anuluar. Ministria e Brendshme shton se kjo shifër e numrave të dyfishtë të identitetit është e pabazë dhe e paargumentuar, duke pasur parasysh të dhënat që i ka në dispozicion ky dikaster.”Përcaktimi dhe regjistrimi i numrit personal të identifikimit filloi më 01.01.1981 dhe duhej të mbaronte më 31.12.1985. Gjatë kësaj periudhe kohore, u bënë gabime në përcaktimin dhe regjistrimin e numrave personal të identifikimit, gjë që çoi në përcaktimin e numrave amë të dyfishtë për të njëjtin person. Për më tepër, numrat e dyfishtë amë u përcaktuan më vonë si rezultat i kontrolleve jo të plota nga punonjësit në shërbimet administrative, të dhënave të pasakta, si dhe lëshimeve teknike të Sistemit ekzistues për përpunimin automatik të të dhënave”, thuhet në reagimin e MPB-së. /SHENJA/