Talat Xhaferi caktoi seancë Kuvendi në kohë të Iftarit, nuk tregoi respekt për deputetët që agjërojnë

Shkruan: Safije Sadiki, deputete AAA-ASH

Sonte kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka ftuar seancë për masën e pestë ekonomike, pikërisht në kohën e iftarit, pra në orën 19.20.
Pa dashur të ndërhyj në bindjet e tij për religjionin dhe mungesën e respektit që shpreh kundrejt atyre deputetëve që agjërojnë, nuk mund të mos them se kështu ai dëshiron që kjo masë të kalojë pa praninë e opozitës shqiptare.
Sidoqoftë, pavarësisht se fryma jugosllave e përbuzjes së lirisë religjioze vazhdon të jetë e pranishme fuqishëm te partia shqiptare në pushtet, dua të njoftoj opinionin se vota ime ka qenë PËR këtë masë ekonomike.
Le t’i mbetet turpi atij që nuk ka respekt për kolegët që agjërojnë, për iftarin si rit familjar, e aq më shumë për opozitën shqiptare.
Jugosllavia dhe BDI-ja e kanë rimën e puthitur.