Reagon Grubi pas djegies së veturës: Kërcënimet dhe sulmet – qyqare dhe tinzare

Ka reaguar Zëvendëskryeministri Artan Grubi pas djegies së qëllimshme nga persona të panjohur të veturës së tij private para banesës ku jeton, përcjell KlanM.
Grubi iu ka kërkuar falje fqinjëve dhe shokut të tij për shqet[simin dhe dëmin e shkaktuar.
“Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Grubit./KlanMacedonia