Dafina Zeqiri shkëlqen me paraqitjen nga një makinë luksoze

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar në muzikë.

Ajo brenda një kohe të shkurtër solli tri këngë: një solo, një bashkëpunim me Ghetto Geasyn dhe një tjetër me Alban Skënderajn.

Ndërsa po shijon sukseset e këngëve të reja, ajo herë pas here ndan me fansat edhe imazhe atraktive në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e estradës mori vëmendje së fundmi me disa fotografi nga një makinë luksoze, e veshur në sportive nga marka ‘Celine’.

“Dikush më tha që dhurata më e mirë që mund t’ia bësh dikujt është koha. Sepse kur iu jep kohë? Ju jepni një pjesë të jetës tuaj që nuk do ta ktheni kurrë…”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja ndërkohë mori komplimente të shumta në lidhje me dukjen dhe veshjen e veçantë.

Secila prej këngëve të lartpërmendura theksojmë se kanë marrë miliona klikime në YouTube.