Jamie Foxx flet mes lotësh pas problemeve shëndetësore dhe shtrimit me urgjencë në spital: Isha në ferr dhe u ktheva

Jamie Foxx tha se ai shkoi në ‘ferr dhe u kthye’, ndërsa ka folur për herë të parë që nga shtrimi në spital pas një ‘komplikimi mjekësor’ në prill.

Fituesi i “Oscar”, 55 vjeç, u shfaq i përlotur teksa shpalosi përvojën “djallëzore” që kaloi në një video emocionuese në Instagram të premten mbrëma.

“Kam kaluar diçka që mendoja se nuk do ta kaloja kurrë”, tha Foxx, duke informuar 16 milionë ndjekësit e tij se nuk është ‘i verbër’ apo ‘i paralizuar’.

Foto: Instagram

“E di që shumë njerëz prisnin ose donin të dëgjonin një përditësim, por të jem i sinqertë me ju, nuk doja që ju të më shihnit si ai njeri”, pranoi aktori mes lotësh.

“Dua që të më shihni duke qeshur, duke kaluar një kohë të mirë, duke festuar, duke bërë shaka, duke bërë një film ose një shfaqje televizive. Unë nuk doja që ju të më shihnit me tuba dhe duke u përpjekur të kuptoja nëse do t’ia dilja mbanë”, vazhdoi ylli i famshëm.

Foto: Instagram

Aktori nuk e bëri të ditur sëmundjen e tij, por më në fund është “në rrugën e shërimit”.

Foxx lavdëroi motrën e tij, Deondra Dixon dhe vajzën, Corinne Foxx, 29 vjeçe, që ia shpëtuan jetën.

Foto: Instagram

“Atyre, Zotit, shumë mjekëve, unë jam në gjendje t’ia dedikoj këtë video”, tha Foxx.

“Nuk mund t’ju them se sa e mrekullueshme është që familja juaj të futet në një mënyrë të tillë, dhe ju të gjithë e dini se ata e mbajtën atë hermetike, ata më mbrojtën dhe kjo është ajo që shpresoj që të gjithë mund të kenë në momente si këto. Por, po kthehem dhe jam në gjendje të punoj”.


“Ju faleminderit dhe ju dua të gjithëve”, përfundoi aktori i “Day Shift”.