Reagon Çun Lajçi: Nuk e kam lavdëruar Artan Grubin, mos ma keqpërdorni emrin!

Artisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, e ka përgënjeshtruar postimin e para disa ditëve në të cilin thuhej se ai ka thurë lavde për Artan Grubin. Ai sot në një postim në facebook, ka thënë se as që e njeh Grubin.
Ja postimi i plotë: Më vjen keq, por nëse po mendoni për ket Çun Lajçin që asht hala gjallë, që knon e shkruen e flet, atëherë dijeni se bash që 10 vjet as s’e kam takua, as s’i kam folë as që i kam shkrua Artan Grubit ndonjiherë letër mbështetëse për punët e tij t’mira a t’këqia!

Ndaj mos ma keqpërdorni mirësinë time për postet tueja politike, se ju vret dashnia ime e madhe ndaj popullit tim.
Unë shkruej, por jo për juve që s’di kush jeni, çka bani, si punoni e çka punoni!
Turp t’ma keqpërdorni emnin për hesapet tueja politike, e ta përdorni fotografinë time, për mashtrime e dezinformime!
Mosni more, se nuk kam vdekë hala!
Çun Lajçi
Shkup, 23.02.2021