I nderuar opinion publik,
Në disa lajme të publikuara në disa media vendase pohoet që shteti yne Republika e Maqedonisë së Veriut i është bashkangjitur sankcioneve të Bashkimit Europian ndaj mëmëdheut tonë Republikës së Turqisë në lidhje me punimet e dy anijeve për kërkim të gazit natyror në Zonën e lire tregtare në bregdetin e Qipros.
Me këtë rast e nënvizojm faktin që në rast të vërtetësisë së pretendimeve, ky do të jetë një veprim i cili do i dëmton marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat kanë një të kaluar të përbashkët disa shekullore.
Potencojm se ky hap i cili mund të hedh hije në miqësinë dhe vëllezërinë e bazuar në marrëdhënie të përbashkëta historike, kulturore dhe socioale mes dy vendeve, poashtu mund të karakterizohet edhe si ndërhyrje në punët të brendshme të një shteti.
Presim nga Qeveria që të jep deklarat koncize në lidhje me këtë qështje e cila thellë e ka shqetësuar komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut, një komunitet lojal, i integruar i cili jeton dhe vepron në harmoni me bashkjetesën në vend.
Me këtë rast e potencojm që ne si Unioni i shoqatave joqeveritare turke në Maqedoninë e Veriut – MATUSITEB, organizimi më i madh turk në fushën e shoqërisë civile, me vëmendje do e përcjellim këtë situatë dhe do i marrim hapat e duhura në këtë drejtim.
Hüsrev EMİN
Kryetari i MATÜSİTEB-it