Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj.
Ajo këndoi në natën e parë të festivalit katër ditor, ku interpretoi për publikun kryesisht këngë të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”.
Ndërkohë mbrëmjen e dytë dhe të tretë të “Sunny Hill”-it, ajo i shijoi si vizitore e thjeshtë, duke qëndruar në tribunën VIP nga ku ka shijuar performancat e kolegëve të saj.
Dua Lipa në mbrëmjen e tretë të festivalit “Sunny Hill 2022” (Foto: Dua Lipa/Instagram)
Mirëpo në një moment gjatë mbrëmjes të së shtunës, ajo është ngacmuar nga fansat që ndodheshin në publik me një pyetje interesante.
Në videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, Dua mund të shihet teksa i pyet fansat se çfarë po e pyesin saktësisht.
Foto: Instagram
Dhe në atë moment, një prej fansave i shfaq në telefonin e tij pyetje “A të jep nëna nuse në fshat?”.