Reagim zyrtar nga Bayerni në lidhje me deklaratën e Tuchel ku përmendi La Ligën

Bayern Munichu ka lëshuar një komunikatë në lidhje me deklaratën e bërë nga Thomas Tuchel në një vizitë nga një grup i tifozëve.

Aty, trajneri i Bavarezëve ka vlerësuar lartë La Ligën, duke thënëse është konkurruese, ndërsa mediat në Spanjë e lidhën me një afrim me Barcelonën, sidomos kur Xavi konfirmoi se do largohet nga klubi në verë.

“Të dielën, si pjesë e një vizite në fan zone, trajneri ynë Thomas Tuchel u pyet nga tifozët për karrierën e tij si trajner dhe përvojat e tij të mëparshme jashtë vendit në Paris Saint-Germain”, thuhet në njoftimin Bayernit.

 

“Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të përgjithshme të tifozëve për Spanjën si një vend futbolli. Ai kurrë nuk foli për Xavi Hernandez dhe pasardhësin e tij, siç u pretendua më pas në mënyrë të rreme në media”.

“Ne nuk do të pranojmë më deklarata të tilla jo objektive të drejtuara kundër trajnerit tonë, të cilat vijnë gjithmonë nga i njëjti vend”, thuhet më tej në reagimin e Bavarezëve.