Adri dhe Iliriana rikthehen përsëri brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova

Këtë javë mbahet finalja e madhe e Big Brother Vip Kosova.

Për këtë çmim janë duke luftuar Blerando, Lumbardhi, Edona dhe Shqipja.

E vëllai i madh është përkujdesur që këta katër banorë të mos i lë vetëm. Ai fillimisht vendosi që në shtëpi të rikthejë Miss Rose dhe Besi.

Pas këtyre dyve në shtëpi u rikthyen edhe Vesa dhe Kaderi. Ndërsa sot në shtëpi do të rikthehen Meti, Azemi, si dhe çifti Adri dhe Iliriana./Lajmi.net/