Reagim i LSDM-së në fjalimin e Mickoskit për masat ekonomike

Mickoski së pari le t’i mësojë protokollet për mbrojtje nga koronavirusi, ndërsa pastaj le të aktrojë brengë për ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve.

Hipokrizia, shqetësimi i rrejshëm dhe papërgjegjësia e Hristijan Mickoskit nuk kanë fund.

Në mesditë Mickoski është i brengosur për gjendjen me koronavirusin, ndërsa pasdite ndoshta shkon në fitnes ose në ndonjë pjesë të mbyllur të restoranit ku do t’i shkelë masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen nga përhapja e virusit, sikur që ka bërë deri tani.

Në mesditë Mickoski gjoja brengoset për gjendjen ekonomike, ndërsa ministrja e tij plotësuese në Qeveri, Gordana Dimitrieska Koçoska ka bllokuar dhe ende bllokon projekte të rëndësishme për ekonominë, mes të cilave edhe projektin për ndihmë prej 90 milion euro nga Banka Botërore. Kredi, që mes tjerash është për ndihmë të qytetarëve si dhe sistemit shëndetësor-ose kjo për të nuk është e rëndësishme. Të mos flasim për prishjen e reputacionit të Maqedonisë para institucioneve ndërkombëtare financiare.

Deri dje ai dhe partia e tij VMRO-DPMNE i kritikonin masat dhe mbështetjen për kompanitë dhe qytetarët, ndërsa tani kërkon ato të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm. Të mos brengoset ai për atë, ne kemi treguar se mundemi edhe pa propozimet e tij, më së miri t’u ndihmojmë kompanive dhe qytetarëve.

Mickoski është totalisht i humbur. Në kohën kur e gjithë bota lufton me krizë ekonomike serioze globale, kur edhe ekonomitë më të fuqishme dhe më të mëdha përballen me rënie të madhe të ekonomisë, rënie të madhe të vendeve të punës, Mickoski përfundon se ka pasur rënie të eksportit, ndërsa megjithatë nuk ofron zgjidhje sikur që nuk ofroi as gjatë krizës.

E vetmja gjë që Mickoski mund ta bëjë është t’i mësojë protokollet për mbrojtje nga koronavirusi, të mos shkojë nëpër fitnese dhe të mos ulet në pjesë të mbyllura. Pastaj mund të vazhdojë të aktrojë brengë për ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve.

LSDM Qendra për komunikime me opinionin