OBSH bëhet pishman për deklaratën se rastet asimptomatike nuk e shpërndajnë koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka tërhequr deklaratën e ekspertes së saj e cila deklaroi se nuk është konfirmuar që rastet asomptimatike nuk e përhapin koronavirusin. Në deklaratën e përmirësuar se deklarata e mëhershme e ekspertes Maria Van Kerkhove është bazuar vetëm në dy studime, shkruan New York Times.

“Në bazë të të dhënave që kemi, duket se një person pa simptoma rrallë e transmeton (virusin) te një person tjetër”, tha më herët Kerkhove, deklaratë që është tërhequr nga OBSH.
Kjo nuk është hera e parë që OBSH të ndryshojë qëndrimet lidhur me masat për mbrojtje nga koronavirusi. Më herët kjo organizatë ka dalë me qëndrime kundërthënëse edhe lidhur me efektin e mbajtjes së maskave për tu mbrojtur nga Kovid 19.