Papa Françesku dhuron 1 milion euro për fondin e bamirësisë COVID-19 në Romë

Papa Françesku ka ofruar 1 milion euro për një fond të ri bamirësie, që synon të ndihmojë qytetarët e Romës në gjendje të ngushtë nga kriza e koronavirusit të ri.

Papa Françesku, drejtuesi shpirtëror i 1,3 miliardë katolikëve në botë, është gjithashtu peshkopi i Romës dhe dhurimin e tij e bëri nën këtë kompetencë.

Ai përmendi njerëz me punë të rastësishme, të përkohshme ose me kontrata që nuk janë rinovuar, praktikantë, biznesmenë të vegjël, punëtorë vendas dhe të vetëpunësuar.

“Shumë prej tyre janë nëna dhe baballarë, që po përpiqen të vënë ushqim në tryezë për fëmijët e tyre dhe të sigurohen që ata të kenë minimumin e nevojshëm”, shkroi ai në një letër drejtuar Dioqezës së Romës.

“Unë i bëj thirrje zemrës së mirë të të gjithë romanëve”, vazhdoi Papa Françesku, duke iu drejtuar institucioneve publike, priftërinjve dhe njerëzve të thjeshtë të marrin pjesë, gjithashtu, në përpjekjet e bamirësisë.

Sipas Dioqezës së Romës, fondi, i quajtur “Jezusi Punëtori Hyjnor”, do të menaxhohet nga dega romane e Caritas-it, “Bamirësia Katolike”.