Ratifikimi për anëtarësim në NATO vështirë para datës 12

Bëhet më e qartë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut parakohe do të ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO.

Kjo u bë mëse e ditur pas deklaratës së sotme të ambasadorit spanjoll Emilio Lorenco i cili tha se nuk beson që Spanja do të ratifikojë protokollin deri më 12 shkurt, ditën e shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori sqaroi se protokolli, edhe pse ka kaluar në qeverinë e Spanjës, nuk ka kaluar në të gjitha trupat.

Ratifikimi pret që të bëhet në shkurt, por jo deri më datë 12.