Ministri Bekteshi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ambasadën e Zvicrës

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibyl Zuter Tehada, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin Arsimi i punësimit në Maqedoninë e Veriut me Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit.

Projekti punon për krijimin e partneriteteve mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, përmirësimin e trajnimit profesional dhe rritjen e interesit për arsimin dhe aftësimin profesional.