Timonie: Metodologjia, paralelisht me hapjen e negociatave

Duket se Franca po lëshon pe nga qëndrimi “Së pari reformim të metodologjisë së zgjerimit, pastaj fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Për të parën herë ambasadori francez, Kristijan Timonie tha se procesi i reformimit të metodologjisë mund të bëhet paralelisht me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Timonie u shpreh optimist se muajt e ardhshëm do të sjellin rezultate dhe se po afrohet hapja e negociatave për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Deklarata e ambasadorit francez vjen pas sinjaleve të shumta pozitive nga krerët e institucioneve të larta të BE-së se në takimin e Këshillit Evropian në mars mund të vendoset për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në rast se në fillim të shkurtit prezantohet metodologjia e re nga ana e Komisionit Evropian.