Raporti me Albyn dhe pëlqimi ndaj Kaderit – Lumbardh Salihu zbulon të vërtetën

Mbrëmë (e enjte) është mbajtur ‘Darka e të Nominuarve’ në Big Brother VIP Kosova 2.

Lumbardh Salihu, Blero, Kader Kicaj, Gani Gërmia, Shqipe Hysenaj dhe Miss Rose janë të nominuarit, ku edhe iu përgjigjën pyetjeve të publikut.

Një që iu bë Lumbardhit kishte të bënte me raportin e tij me Albyn si dhe për pëlqimin që ka shprehur me Kader Kicajn.

“Çështja që ka ardhur Kaderi ka ndërruar për mua. E kam parë një njeri shumë i mirë, që më pëlqen. Ndjenjat e mia nuk i fshehu”, u shpreh ai.

Lumbardhi e ngacmon sërish Kaderin: A e ki ndërmend me fjet me mua këtu pas dy javëve?
Lexo po ashtu
Lumbardhi e ngacmon sërish Kaderin: A e ki ndërmend me fjet me mua këtu pas dy javëve?
Ish-futbollisti tutje theksoi: “Edhe nëse nuk kishte ardhur Kaderi, nuk kisha synim për Albyn. Kam dashur të mbaj ekuilibrin mes shoqeve”.

Lumbardhi ndryshe dëshiron që të ketë diçka më shumë me bukuroshen prizrenase, pasi edhe ka marrë një përgjigje pozitive nga ajo.

“Me Kaderin prej se ka ardhur e kam një ndjenjë të mirë, me ndejt me të. I kam thënë se çfarë më pëlqen është se nuk ka helm në zemër. Përgjigja ime është që nuk kisha synuar një lidhje me Albyn, nëse Kaderi nuk kish qenë pjesë e lojës”, tha mes tjerash ai.