Nkunku gati të debutoj në Premierligë gjashtë muaj pas transferimit te Chelsea

Sulmuesi, Christopher Nkunku pritet të debutoj për Chelsean në një ndeshje zyrtare, pas gjashtë muaj që i është bashkuar klubit.
Sulmuesi francez kaloi në “Stamford Bridge” më 20 qershor.

Ardhja e tij nga RB Leipzig shkaktoi shumë bujë në perëndim të Londrës, me 26-vjeçarin që kishte shënuar 58 gola në dy sezonet e tij të fundit ne Gjermani.

Megjithatë, morri një dëmtim serioz në gju një ndeshje parasezonale që kërkonte operacion.

I pyetur nëse francezi mund të përfshihet në një ndeshje në Premier League me Sheffield United, trajneri i “Bluve”, Mauricio Pochettino u tha gazetarëve:

“Po, mund të përfshihet. Ky është një lajm shumë i mirë. Të përfshihemi nesër dhe të jemi në skuadër dhe të ndjejmë konkurrencën pas parasezonit është një lajm i mirë për ne. Duhet të jemi të qetë dhe të heshtur në mënyrë që të mos i bëjmë të gjithë presionin. Tani ai do të evoluojë, njihni Premier League. Është një motivim i madh për ne, për shokët e skuadrës dhe tifozët që të shohim një lojtar që duhet të jetë i rëndësishëm për ne dhe të jetë në skuadër për herë të parë”.