Rangnick konfirmon kontaktet me Bayern Munichun

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick ka konfirmuar tashmë kontaktin e tij me klubin e madh, Bayern Munich.

Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Thomas Tuchel do të largohet pas përfundimit të sezonit 2023/24.

Shumë emra të njohur janë lidhur me postin e Bavarezëve, ndërsa së fundmi është përmendur edhe Rangnick.

Është vet Rangnick, i cili ka konfirmuar se është thirrur nga Bayerni dhe kanë zhvilluar disa bisedime.

“Bayerni ka kontaktuar me mua dhe kam informuar Federatën Austriake për këtë”, ka thënë fillimisht Rangnick për 90Minuten.

“Fokusi im tani është te Austria dhe Euro 2024. Nëse Bayern do të më thotë: ne të duam… atëherë duhet të pyes veten: a e dua këtë?”, përfundoi trajneri gjerman.

Ndryshe, Rangnick në të kaluarën ka drejtuar klube si Stuttgart, Hannover, Schalke, RB Leipzig dhe Manchester United.