Kumanovë: Në tri vendvotime është ndërprerë votimi, aparatet nuk kanë punuar, në njërën ka humbur vula

.Në dy vendvotime në Kumanovë për shkak të mosfunksionimit të aparatave elektronik, vendvotimet nuk janë hapur me kohë, ndërsa në vendvotim 1090 ka humbur vula, njoftuan sot nga Njësia Zgjdhore komunale Kumanovë.

“Sot në mëngjes në Kumanovë janë hapur 164 nga 167 vendvotime. Tre nuk ishin të hapura. 1075 për faktin se aparati nuk funksiononte për më shumë se tre orë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Ngjajshëm edhe në qendrën e votimit 1100, ndërsa në qendrën e votimit 1090 ka humbur vula. Në këto vende, sipas informacioneve të mia, votimi nuk është zgjatur gjatë ditës. Ne prisnim vendimin e KSHZ-së për ndërprerjen e votimit dhe votimi do të përsëritet, tha kryetarja e NjZK në Kumanovë, Elizabeta Stojkovska.

Për pjesën tjetër të vendeve, nuk ka ndonjë vërejtje të veçantë përveç pajisjeve UBIG në disa vende.

“Në vendvotime zakonisht nuk ka ankesa kur aparati UBIG nuk e regjistron gjurmën e gishtit, por ka mënyrë për të votuar me letërnjoftim nëse votuesi është i regjistruar në listën zgjedhore duke ushtruar të drejtën e votës”, tha Stojkovska.