Ramsdale: Të gjithë jemi “në zjarr” sivjet, për shkak të asaj që ndodhi në vitin e kaluar

Aaron Ramsdale është shprehur se skuadra e tij, Arsenali, është në “flakë” sivjet, për shkak të asaj që ndodhi në fund të sezonit të kaluar.
Londinezët, përkundër që ishin shumë afër, dështuan të kualifikoheshin në Champions League për vetëm një pikë.

Tashmë skuadra është lidere në Premier League, duke e konfirmuar se janë të gatshëm ta synojnë edhe sivjet top-4shën.

Duke folur në lidhje me formën që po kalon skuadra, Ramsdale tha se të gjithë shokët e ekipit janë në “zjarr” pasi duan ta arrijnë synimin të cilin s’e përmbushën sezonin e kaluar.

“Ne të gjithë jemi në flakë përbrenda, për shkak të asaj që ndodhi sezonin e kaluar”, tha shkurtazi.

Deri më tani, “topçinjtë” kanë 21 pikë në tetë xhiro në Premier League, statistikë kjo që, pos top-4shes, jep besim te tifozët se mund ta kap edhe titullin.