E konfirmon Arteta: Po bisedojmë për rinovimin e Salibas

LONDON, ENGLAND - AUGUST 13: William Saliba of Arsenal during the Premier League match between Arsenal FC and Leicester City at Emirates Stadium on August 13, 2022 in London, England. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka konfirmuar se skuadra është duke punuar për rinovimin e kontratës së William Salibas.
Lojtari është duke bërë paraqitje fantastike me londinezët, transmeton lajmi.net.

Falë këtyre performancave të mira, francezi e ka gdhendur emrin e tij në formacionin e “topçinjve”.

Vetë Arteta tha se drejtori sportiv, Edu Gaspar, është duke punuar në këtë drejtim.

“Po, Edu është duke punuar në këtë drejtim. Ne duam t’i mbajmë lojtarët që kanë të ardhme të ndritur në klub”, tha fillimisht.

“Ne do të tentojmë t’i drejtojmë gjërat në rendin e duhur”, u shpreh trajneri.