Shumë afër marrëveshjes, Barça dhe Atletico Madrid dakordohen për Griezmann

Barcelona dhe Atletico Madridi janë dakorduar për çmimin e Antonie Griezmann.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, katalunasit do të pranojnë 20 milionë euro, pa i llogaritur bonuset, transmeton lajmi.net.

Vetë lojtari është pajtuar për të qëndruar tek Atletico, pas një përvoje jo shumë të mirë te Barcelona.

Kontesti që patën këto dy skuadra duket se është në prag të zgjidhjes, përkundër që tonet në fillim nuk ishin fort të qeta.