Ramos vetëm një gol larg për të thyer një rekord historik në Ligën e Kampionëve

Kapiteni i Real Madrid është rikthyer te goli pas më shumë se katër muajve, raporton lajmi.net.

Ai me hapa të sigurt po rikthehet në formën e tij më të mirë, pas një operacioni të cilin e kishte bërë disa muaj më parë.

Me golin e shënuar nga pika e bardhë, Ramos ka barazuar Pique, si dy prej lojtarëve me më së shumti gola.

Ramos deri tani ka 15 gola dhe nëse shënon edhe një tjetër, atëherë do të barazonte rekordin e Roberto Carlos me më së shumti gola./Lajmi.net/