Mësohet data kur do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve për çerekfinalet

Deri tani, Manchester City, Real Madrid, Liverpool, Dortmund dhe Porto janë klubet të cilat kanë siguruar plasman në çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Ndërsa sot, pritet që të dalin edhe ekipet fituese nga sfidat Bayern Munich dhe Lazio, gjithashtu edhe Atletico Madrid dhe Chelsea.

Më 19 mars në ora 12:00 do të mësohet edhe shorti i Ligës së Kampionëve për çerekfinale.

Hedhja e shortit bëhet në zyrtar e UEFA-së në Nyon të Zvicrës dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të UEFA-së.