Blerand Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët me kryetar Arben Taravari ka mbajtur paraqitje para mediave, në kuadër të tryezës së rrumbullakët që mbahet sonte në Tetovë, transmeton TV21.
Ramadani i pyetur për kërkesën e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se si subjekt politik nuk i kanë problem zgjedhjet, por se vlerësojnë se tani për tani janë të palogjikshme ngaqë Kuvendi funksionon me shumicë prej 80 deputetësh dhe se vendin e presin procese të rëndësishme.