Rama për zgjedhjen e kryesuesit: Jemi përafëruar me të gjithë, ka energji pozitive

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nisur mbledhjen e sotme ku do të zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunal.

I propozuari i vetëm për këtë post është Fehmi Kupina nga LDK.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke mos përmendur emra të partive me të cilat do të formojë shumicën në Kuvend, ka thënë se “ekziston energji pozitive për ta zgjedhur kryesuesin”.

“I kam ftuar të gjithë të bashkëqeverisim dhe jemi në proces. Jemi në proces dhe do ta merrni vesh shumë shpejt. Jemi të përafruar me të gjithë. Është energji pozitive, e mirë, e marrëveshjes. Ta krijojmë shumicën për të mirën e qytetarëve. T’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i shtyjmë proceset përpara”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se asamblistët e AAK-së kanë lëshuar sallën.