Rama: Nxënësit do të këndojnë himnin nëpër shkolla, në krye të çdo jave të re mësimore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sot shënohet 555 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot është kënduar himni nëpër të gjitha shkollat e Shqipërisë.

Po ashtu Rama ka bërë të ditur se është marr një vendim që në fillim të çdo jave mësimore të këndohet himni nëpër shkolla.

“Mirëmëngjesi Shqipëri, dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.