Rama në Beograd për ‘Open Balkan’/ Mungon Zaev, takimi synon lehtësimin e tregtisë dhe lejeve të punës

Ballkani i Hapur kësaj here në Beograd mbledh përsëri 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanin Perëndimor.

Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjej kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptarë Edi Rama dhe presidentit Serb Alexandar Vuçiç.

Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë do ta zerë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov .

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiç, Rama dhe Dimitror në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit.

Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për tja lënë vënë vendit takimit trepalësh.

Për atë çfarë do të dakordësohet në këtë takim Vuçiç, Rama dhe Dimitror do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për mediet.

Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

Ndërkohë disa ditë më parë nga Washingroni erdhën qëndrime të qarta dhe mbështetëse për këtë iniciativë.

Gabriel Escobar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se “Udhëheqësit e të tre vendeve që kanë shqyrtuar nismën e Ballkanit të Hapur na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ne u besojmë atyre. Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre vendet e tjera. Nisma e Ballkanit të Hapur pasqyron gjithashtu edhe diçka nga Procesi i Berlinit, quajtur treg rajonal i përbashkët, ndaj ne mendojmë se janë plotësuese, ne mendojmë se çdo gjë që i sjell vendet më afër do të krijojë besim ndërmjet njerëzve, ndërsa do të krijojë edhe mundësi për lëvizje politike për disa nga çështjet”, deklaroi Escobar disa ditë më parë.

Top Channel