Do të rinovohet pista e Aeroportit të Shkupit

Punimet për rindërtimi e pistës së Aeroportit të Shkupit do zhvillohen nga 28 marsi deri më 16 maj të vitit të ardhshëm, ndërkaq në këtë periudhë komunikacioni ajror do të realizohet nga ora 17:30 deri në ora 9 të ditës së nesërme, njoftojnë nga TAV Maqedoni.

“Dëshirojmë të informojmë publikun, përfshirë të gjithë udhëtarët që udhëtojnë dhe planifikojnë të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, se si pjesë e planit investues për zgjerimin dhe renovimin e aeroporteve të maqedonase, vitin e ardhshëm, duke filluar nga 28 mars i vitit 2022 deri më 16 maj të vitit 2022, në kohëzgjatje prej 50 ditësh, TAV Maqedoni planifikon të rehabilitojë pistën në aeroportin e Shkupit. Për këtë, komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në këtë periudhë kohore do të zhvillohet nga ora 17:30 e pasdites deri në orën 9 të mëngjesit”, thuhet në kumtesën e TAV Maqedoni.

Nga TAV paralajmërojnë se rehabilitimi i planifikuar në konsultim me të gjithë palë do të përfundojë pa u ndërprerë puna e aeroportit dhe me ndikim minimal në komunikacionin ajror.