Rama: Koha do ta tregojë, lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pas takimit tha se është diskutuar ndër të tjera për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm.

Ai theksoi se PS nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër në këto zgjedhje.

I pyetur për protestën e së shtunës së opozitës, Rama u rikthye të fliste për paratë ruse, ndërsa theksoi se lidhja e opozitës me to nuk është ndërprerë.

“Asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse. Koha do tregojë që lidhja e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë, keqardhje për ata që i shkojnë nga pas, po tërhiqen nga pas me përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar në këtë vend”, tha Rama./A2