Ta themi të drejtën e të vërtetën për Shkëndijën e Tetovës

Shkruan: Bardhyl Dauti

Ta themi të drejtën e të vërtetën për Shkëndijën e Tetovës.

Klubi futbollistik, Shkëndija e Tetovës, është më shumë së një klub futbolli. Është përtej një klubli të zakonshëm qyteti, thuajse i ngjan një reprezentacioni kombëtar nën hije. Në sinkron me thënien më shumë se një klub, është edhe thënia ”Mes Que Un Club” (More than one club), e cila vlen për F.C. Barcelonën. Në këtë paralele, përderisa Barcelona përfaqëson identitetin nacional-politik katalan të Katalonisë, brenda Spanjës, njëjtë edhe Shkëndija e Tetovës përfaqëson identitetin nacional të kombëtarës nën hije të ”Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, brenda Maqedonisë së Veriut.

Prandaj, duhet ta rruajmë këtë atribut identiteti për Shkendijën e Tetovës, sepse, brenda këtij identiteti e gjejnë vetveten edhe shqiptarët e Çairit aq më shumë, mandej të Gostivarit, Dibrës, Kërçovës, Strugës, Kumanovës dhe të gjithë viseve tjera shqiptare në Maqedoni.

Ky klub në Tetovë lindi për ti bërë ”shkëndijë” futbollit shqiptar në Maqedoni dhe jo vetëm futbollit dhe jo vetëm në Tetovë……., prandaj është më shumë se një klub….prandaj edhe ekzistojnë, operojne e funksionojnë edhe klubet futbollistike tjera shqiptare dhe jo vetem klubet futbollistike.

Brenda këtij elementi sportiv ”shkëndijë”, të zgjeruar në horizont reflektimi për veprim, bën pjesë edhe ”F.C Shkupi” i Çairit të Shvercerave, klub të cilit i dëshirojmë suksese por jo edhe rivalitet konfliktuoz me Shkëndijën, sepse për sa kohë që ushqen këtë rivalitet, për aq kohë stimulon dhe ushqen pa nevojë konflikt me origjinën e vet, me identitetin e vet, me klublin që i bëri e i dha ”shkëndijë” apo ”inercion”, funksionimi vet ”F.C. Shkupit” të Çairit duke e ç’liruar atë nga identiteti kozmopolit i ”SLLOGA JUGOMAGNATIT”. Të qenurit kundër Shkëndijës, është edhe të qenurit kundër pjesës ”më shumë se një klub”, e kjo është e dëmshme edhe për vetë subjektin që manifeston këtë qëndrim.

Paqë në mes Tetovarëve e Shkupjanëve!