Hapet në Shkup dhoma për heqjen e stresit duke thyer sende me çekan dhe shkop bejsbolli (Foto)

Njerëzit praktikojnë mënyra të ndryshme për lirim nga stresi dhe tensioni. Një prej tyre është sporti, kurse metodë mjaft e popullarizuar është goditja e “thesit të boksit”.
Kohën e fundit një metodë tjetër po bëhet hit në mbarë botën për të shfryrë nervozën. Është treguar si metodë mjaft efikase, kurse tani ka ardhur edhe Shkup. Bëhet fjalë për metodën e largimit të stresit duke thyer gjësende. Vishen pajisje mbrojtëse, thyen sende të qelqta, nga qeramika, me çekan ose me shkop bejzbolli. Këtë në Shkup e ofron studio Smash It Up, në qendër të Shkupit në rrugën “Orce Nikollov”. “Ejani, thyeni, lirohuni nga stresi”, është deviza e këtij vendi unikat, transmeton gazeta Lajm.
Pronar është Goran Boshkovski. Efektet e këtij “sporti” I ka provuar edhe manikenia e njohur nga Shkupi, Biljana Janevska. Ajo ka pozuar duke thyer gota dhe shishe.