Deputetja Adriana Matoshi na prezanton me nënën, kështu ia uron ditëlindjen

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi komentohet shumë rreth jetës së saj private.

Sot ajo për herë të parë na ka prezantuar me nënën e saj, shkruan lajmi.net.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendose i ka bërë një shkrim emocional nënës së saj duke treguar se sa person i rëndësishëm është.

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi pavarësisht nagazhimeve vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme.

Kujtojmë se ajo bëri bujë të madhe me lidhjen e më pas me ndarjen nga futbollisti belg që ishte shumë vite më i ri se ajo.

Postimi i plotë i Adrianës:

“Emri yt i shkurtë është Mam

Ndersa i gjati ështeë

Mam Mam Mam Mam Mam

Rrnofsh qaq sa here n’ditje t’permenet emni e të thirrim, nana jem e bukura jem.

Gëzuar ditëlindjen e shtrejta jeme dhe e fmive t’mi, ti je mami jonë e na jemi shumë të lumtun që ti ama bash ti je qajo pasunia, qaj thesari që njerëzit e lypin dikah tjetër e secili e ka në shpi.

T’paçim ton jetën dashnia e krejtve.

Rrnofsh 100 kshtu e fortë e me plot vullnet për jetë”, ka shkruar Matoshi.

Përndryshe, Adriana ka katër fëmijë nga martesa e saj e parë./Lajmi.net/