Rafis Aliti: Nuk do të habitesha nëse Haga e fton Ali Ahmetin…. (Video)

Gjykata Speciale e Hagës nuk është gjykatë që ndan drejtësinë, por po merr vendime me prapavijë politike. Kështu vlerëson në intervistën për Lajm Tv ish nënkryetari i BDI-së, Rafis Aliti-Komandant Mësuesi. Sipas tij, Gjykata Speciale është e treguar e padrejtë si në rastin e ish presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe ish pjesëtarëve tjerë të arrestuar të UÇK-së. A mund ta thërrasë kjo Gjykatë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti? “Nuk do të isha habitur”, shprehet Aliti, duke shtuar se meqë bëhet fjalë për Gjykatë e cila nuk gjykon në bazë të dëshmive, ajo mund të ftojë “secilin prej neve”. Në këtë mënyrë Aliti ka komentuar deklaratën e gazetarit kosovar Milaim Zeka, i cili ka parashikuar arrestimin e shumë figurave politike në Kosovë, kurse në intervistën për Lajm Tv paralajmëroi arrestim edhe të një figure nga Maqedonia “prej radhëve të BDI-së”. Në opinion menjëherë qarkulluan informacione se kjo figurë me siguri është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.