Pellazgu “njeriu i parë në botë” dhe “Fjala e parë e tij, ishte me rrënjë të gjuhës shqipe”!

Reshat Nexhipi

Hyrje

Siç shihet, dy konstatimet, janë të autorëve të huaj, prandaj i vendosa në thonjëza, kurse shenja e fundit, është e imja, sepse, mendova që, ndonjë, bën shaka. Por, kur lexova biografinë e dy autorëve, posaçërisht atë të konkludimit të fundit, desha, shenjën në fjalë, t’a eliminoj, megjithatë, e lashë, për çdo eventualitet. Përndryshe, që Pellazgu, është më i vjetër në botë, veç të tjerëve, shkruan edhe Mathieu Aref, si dhe në librin e Ibrahim Hoxhës “Rrugës së Alfabetit shqiptar”, Tiranë, 1986, f. 17, kurse, konkludimi i dytë, është i akademikut francez Maurico Druon, ish ministër i kulturës, i cili, pas disa vite hulumtimesh serioze shkencore, ka erdhur në atë përfundim (INFO SHQIP, 12. 04. 2017). Këta të dy, figura prestigjioze, me famë botërore, pa qenë të sigurtë qindpërqind, nuk do t’i lejonin vehtes të kompromitohen, për të na i bërë qejfin ne shqiptarëve. Me tezën e tyre,, në mënyrë direkte ose indirekte, pajtohen plot shkencëtarë të shquar, siç janë, veç të tjerëve, edhe këta në vijim, të evidentuar sipas rendit alfabetik.

A. Shllajher, gjuhën shqipe e lidh me gjuhën pellazge. (Begzat Baliu, Gustav Majeri dhe Albanologia, Tiranë, 2001, f. 56).
Eduard Shnejder: “Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge” (Flaka, 7. 2. 2004 dhe Fakti, 2. 6. 2005).
Enciklopedia britanike , botimi 11, 1910-1911 vol. XXI f. 65: Pellazgët janë Shqiptarë me famë (Shqipria. Com portal shqiptar).
Enciklopedia e Madhe Greke (vëllimi 19, f. 873): Shqiptarët kanë origjinë pellazge. (Dr. Ilmi Veliu, ,,Skenderbeu,, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe Rahim Ganiu, te gazeta ,,Lajm,, 26 shtator, 2009).
Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008, f. 880, citohen fjalët e albanologut gjerman Gjeorgj Von Hahn: Shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe Ilirëve, gjë me të cilën pajtohet edhe autori në vijim.
H. Pedersen: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 146). Redaktor dhe përzgjedhës i materialeve të kësaj vepre voluminoze dhe madhore kombëtare është Nijazi Muhamedi, kurse konsulent i vetëm: autori i këtij teksti (R.N).
Historia e popullit shqiptar, 8, Tiranë, 2000, f. 5: ,,Nga Pellazgët kanë dalë ilirët,,.Që, autorë, të këtij libri janë ajka e historianëve, nuk duhet të kemi dyshim.
Jenadhi, shkencëtar i shquar grek: ,,Arbërit, ose albanët, ose shqiptarët, janë përfaqësuesit më autentikë të Iliridës pellazge,, (Aristidh Kola, Arvanitët.. Tiranë, 2008, f. 15).
K. Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme gjetën vetëm pellazgët, gjegjësisht shqiptarët (Robert d Angely, Enigma…f. 250).
M. Markiano: Populli shqiptar është me origjinë pellazge. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)
Niko Stilo: Shqiptarët janë më të vjetër se çdo popull tjetër, ata janë Pellazgë. (Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007).
Robert d’Angely, në “Enigma”, f. f. 211, shkruan se gjuha e sotme shqipe është pasardhëse e drejpërsëdrejtë e gjuhës së lashtë pellazgo-etrusko-shqipe..,,
Stanojeviq dhe Zhivojan Binçiq: Shqiptarët rrjedhin nga ilirët kurse këta nga pellazgët (Fakti, 28. 3. 2007-Driton Dikena).
Sulejman Kulçe, historian turk: Nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët. (Dr. Skender Rizaj, Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë 1991, f. 11, 31, 33, 49)
Shnaider: ,,Gjuha pellazge e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme… (M. Aref ,,Shqipëria,,74)
Xhorxh Fred Uiliams. Ambasador amerikan, i cili, veç tjerash, ka shkruar: ,,Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur nga raca pellazge dhe jetojnë sot në tokën e të parëve të tyre, flasin gjuhën e pellazgëve,,.

Veçova

Sami Frashëri: ,,Pellazgët, kanë folur gjuhën, që flasim ne sot,, dhe se ,,Gjuha pellazge, me gjuhën shqipe, dallohen si toskërishtja me gegërishten (Pashtriku, org. 19.11. 2015). Si mos i besojmë këtij njeriut, i njohur si ,,Enciklopedi e gjallë,, në Perandorinë osmane, dhe i cili i kishte në dispozicion tëra arkivat e perandorisë në fjalë?.