Fatmir Limani pyet: Po Hazbi Lika ku është? (Video)

Fatmir Limani në dorëheqje nga BDl-ja, në ClickPlus ka treguar emrat e pjesëtarëve të BDl-së që hyjnë në “grupin e zjarrit”.

Thotë se në këtë grup është i tërë Çairi bashkë me Izet Mexhiti, pastaj përmend edhe Blerim Bexhetin, kryetarin e Sarajit, Musa Xhaferin ish funksionar i BDl-së, Sadulla Durakun – ish ministër dhe pyet:

“Po Hazbi Lika ku është?”.

Limani, madje nuk përjashton mundësinë që personat e lartpërmendur të japin dorëheqje nga partia, sikurse bëri ai vetë.