Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi do të mbetet lojtar i lirë më 30 qershor.
Mesfushori francez me shumë gjasa do të largohet nga Allianz Stadium, përkundër se drejtuesit e Zonjës së Vjetër po insistojnë ta mbajnë atë.
Juventus po teton ta bindë me kontratë të re lojtarin, megjithatë ai ka oferta më të mëdha financiare në tavolinë dhe e ardhmja e tij është larg Serie A.
Calciomercato ka raportuar se Rabiot do të largohet gjithsesi në fund të sezonit nga Zonja e Vjetër, derisa ka pesë klube janë duke kërkuar shërbimet e .
Arsenal, Manchester United dhe Newcastle United janë tre skuadrat angleze që duan transferimin e Rabiot.
Në garë është futur edhe Bayern Munich me francezin që vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Allianz Arena.