Bayerni tanimë ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e Jamal Musialas

E ardhmja e Jamal Musialas vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse do të mbetet te Bayerni apo do të largohet në verë.

Mesfushori ofensivë gjerman është një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve nga top skuadrat evropiane dhe Bayerni po mundon në çdo mënyrë ta ndalë atë në Allianz Arena.

21-vjeçari po tregon formë të shkëlqyer, ku këtë edicion në 34 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Musialan dhe tanimë Citizens e dinë çmimin e tij.

Sport Bild ka raportuar se synimi i Bayernit është ta ndalin lojtarin në Allianz Arena, por nëse nuk arrijnë ta bindin atëherë i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se nuk do ta lejojnë largimin e tij pa 115 milionë euro.

Në rast largimi të tij, Bayern do t’i investojë ato para te Leverkusen për ta sjell në Allianz Arena super talentin gjerman Florian Wirtz.

Përveç Cityt në garë për Musialan mbeten edhe Manchester United, Liverpool, Chelsea si dhe dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.