Qytetari i Dibrës: Ndihmat në Dibër po u ndahen vetëm atyre që janë me BDI!? (Foto)

Një qytetar i Dibrës ka hedhur dyshime për malverzime partiake me ndarjen e ndihmave që arrijnë në këtë qytet, i cili është izoluar për shkak të Koronavirusit. Arbëror Velica përmes një postimi në Facebook pretendon se ndihmat po u ndahen kryesishy anëtarëve të BDI-së, transmeton Gazte Lajm. Shyqyr që edhe në këtë situatë mund të punojmë se përndryshe ne në Dibër që sjemi me BDI sdo kishim çfarë të hamë, se edhe ndihmat i ndajnë sipas listave partiake. “Shyqyr që edhe në këtë situatë mund të punojmë se përndryshe ne në Dibër që sjemi me BDI sdo kishim çfarë të hamë, se edhe ndihmat i ndajnë sipas listave partiake”, ka shkruar Velica në Facebook, duke bë publike dyshimet e tij.