Serbi, rritet në 188 numri i rasteve me koronavirus

Në Serbi sot janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, me çka numri i të prekurve me Covid-19 është rritur në 188.

Nga raporti i fundit mbrëmë në orën 18:00 e deri në orën 08:00 mëngjesin e sotëm janë testuar mostrat e 28 personave nga të cilët 17 rezultuan pozitiv ndërsa 11 negativ, njoftoi ueb faqja “Covid19.rs”

Nga 17 rastet e konfirmuara të raportit të fundit, 11 prej tyre janë hospitalizuar dhe janë në gjendje stabile përderisa 6 prej tyre kanë një pasqyrë më të lehtë klinike dhe ndodhen në kushte shtëpiake.

Deri në orën 08:00 sot në laboratorin kombëtar të Institutit Torlak janë testuar gjithsej 700 persona të cilët kanë plotësuar kriteret e definimit të rasteve.