Qytetarët protestuan kundër importimit të mbetjeve

Përderisa prej ditësh në kalimin kufitar Bogorodicë janë bllokuar 11 kamionë me 268 ton mbeturina, ministri i ekologjisë Naser Nuredini, tha se nuk do të lejojë që Maqedonia të shndërrohet në deponi. Ai paralajmëroi kontrolle të rrepta për llojin e mbeturinave që importohen në vend.

Sa i takon propozim ligjit të dorëzuar në Kuvend, ne e mirëpresim të njëjtin. Gjithashtu dua të ju informoj se gjatë dy viteve të fundit kemi punuar për ligj të ri për menaxhim me mbeturinat. Besoj se do të votohet, sepse është në përputhje me direktivat e BE-së. Sigurisht që do të donim të ulemi dhe të flasim me njohësit e kësaj problematike”-tha Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.

Rezultat nga analizat laboratorike të mostrave që u morën nga 11 kamionët e ndaluar në kufi, do të mësohen pas 7 ditësh. Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski tha se mostrat e marra nga pjesë të ndryshme të mbeturinave janë dërguar në një laborator të specializuar në Estoni dhe se rezultatet priten më se voni pas 10 ditësh.

Para pak ditësh kur edhe janë marra mostrat, në përputhje me standardet të cilat edhe na janë kërkuar edhe nga Estonia. Siç informuan edhe nga Bullgaria, mbeturinat nuk janë toksike nuk janë të rrezikshme, thjesht duhet të verifikohet se përse sasia nuk është as sa deklarohet në dokumentacion“-theksoi Gjoko Tanasoski, drejtor i Doganave.

Mbi 200 qytetarë në protestën para Kuvendit kërkuan moratorium të importimit të mbeturinave për djegie

“Protestojmë që të të ndalohet importimi i mbeturinave në Shkup dhe në Maqedoni, me qëllim që të parandalohet ndotja e ajrit. Duam t’ ndërgjegjësojmë deputetët në Kuvend që ta votojnë ligjin. T’i ndërgjegjësojmë se edhe ata e thithin të njëjtin ajër”

“Të ndërgjegjësohen pak politikanët dhe të ndalojnë importimin e mbeturinave të tilla, nuk e di përse, kush ju dha leje që t’i sjellin tek ne, a e pyetën popullin. Unë mbrëmë isha e detyruar të mbyll dritaren, jetoj në Autokomandë, nga ajri I keq që vinte nga uzina metalurgjike. Më digjnin sytë, fyti, aq sa u detyrova të mbyll dritaren që të mund të marr frymë së paku në brenda në banesë”

Propozim ndryshimet për Ligjin për Menaxhim me mbeturinat, me të cilin do t’i jepej fund importimit të mbeturinave, tashmë dy javë janë dorëzuar në Kuvend.