Hotlanasit e mobilizuar në Frontin e Sremit

Dr. Minir Ademi

Gjatë mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, pati edhe disa hotlanas që u mobilizuan dhunshëm nga ana e njësiteve partizane, për të marrë pjesë në operacionet përfundimtare për çlirimin e Jugosllavisë.
Në bazë të rrëfimit të pjesëtarit të luftës së Sremit, Adem Ademi,gjatë asaj lufte të ashpër kundër gjermanëve në Koprivnicë mbi vendin e quajtur Shid, në kufi të Kroacisë,gjatë luftimeve të ashpra dhanë jetën edhe një numër i madh i luftëtarëve shqiptarë.
Adem Ademi i lindur me 12.3.1926, në fillim ishte i angazhuar në Batalionin I, nën komandën e Gafurr Paçukut nga Dibra. Batalioni II udhëhiqej nga Ajet Zhelina dhe Batalioni III ngaAsan Tuhini. Batalioni në prapavijë ishte nën udheqjen e Hamid Thaçit dhe Rexhep Bajrës, që të dy nga fshati Vaksincë.Gjatë ofensivave luftarake në luftën e Sremit, shumëbatalione udhëhiqeshin nga shumë shqiptarë siç ishte edhe Nafi Sulejmani nga Gostivari, i cili ishte zëvendëskomandantbrigade. Në Brigadën VII Maqedone-Kosovare ishte Batalioni i 3 dhe në prapavijëkishte mbi 2.000 shqiptarë të inkuadruar në këtëbrigadë nga të gjitha vendet ku kishte shqiptarë.

Adem Ademi rrëfente kujtimet që i kishte përjetuar nga kjo luftë e tmerrshme që luftohej ballë për ballë me forcat naziste-fashiste të përqendruar në vendin Koprivnicë, në afërsi të Shidit në Kroaci. Forcat gjermane ishin në numër shumë të madh dhe gjatë luftimeve ne kishim shumë humbje në disa raste kur ne i sulmonim në befasi, ata kur fillonin që të na sulmojnë me artileri të rëndë. Shumë raste më kujtohen gjatë bombardimeve në ajër qëndronin disa sekonda kufomat e njerëzve të vrarë. Ishte luftë e tmerrshme, por i gjithë fronti i njohur si Fronti i Sremit, mbrohej nga shqiptarët. Mëtepër luftime kishte në Vinkovc, Vërpole,Tovarnik,Sllavonska Pozhegë,Zagreb, etj. Gjatë gjithë luftës nëpër këto fushëbeteja ishim të angazhuar me armatim të rëndë,thotë Ademi.Ai ishte i caktuar si shenjëtar i mitralozit të rëndë, ndërsa ndihmës kishte Enver Stanecin. Edhe shumë të tjerë shqiptarë kishin armatim të rëndë, ndërsa forcat gjermane mësëtepërmi i gjuanin armatimin e rëndë, dhe të parët që binin dëshmorë ishin ata në armatim të rëndë, në mitraloz, në top pa dridhje, në artileri dhe armë tjera. Gjatë gjitha këtyre betejave në mbrojtje të vendit, larg familjes, disa nga fshati jonë i shpëtuam vdekjes, disa me plagë, ndërsa disa humbën edhe jetën ku sot e kësaj dite nuk ju dihet varri e as eshtrat e tyre.
H. Adem Ademi rrëfen për Ebib Ademin, icili kishte qenë ushtar në Serbi, konkretisht në Zajeçar. Me fillimin e LDB-së, në vitin 1941, me disa shokë kishin arritur të shpëtonin nga forcat naziste gjermane dhe ishin kthyer në shtëpi, duke ecur në këmbë plot 18 ditë nga Zajeçari e deri në Hotël.
-Si pjesëtarë të LDB në frontin famëkeq të Sremit nga fshati Hotël, u kthyen të gjallë këta luftëtarë:
1.Adem Ademi, i plagosur në këmbë(sot merr si dëmshpërblim një lloj pensioni prej rreth 50 euro),
2. Faiki i Demës, plagoset rëndë në bark,
3.Rasimi i Muratit, plagoset rëndë në këmbë,
4.Hajredini i Rushitit, plagoset rëndë në shpinë,
5. Isufi i Edipit, i njohur si Cufa, shpëton pa u plagosur.

-Hotlanët e vrarë në Frontin e Sremit:
1.Isen Kurtish Asani,
2. Beqir Gani Amidi,
3. Harun Rasim Osmani,
4.Nezir Zeqirit, Zeneli,
5. Sadri Çelebi Aziri (1941, në Serbi u vra nga gjermanët),
6. Shaban Tahir Jahiu (1941, në Serbi u vra nga gjermanët),
7. Beqir Ismail Kurtishi (1941, në Serbi u vra nga gjermanët),
8. Shukri Qazim Ahmeti(1941, në Serbi u vra nga gjermanët).

ISEN (Kurtish) ASANI
Isen Asani i lindur më vitin 1916, në fshatin Hotël. Rridhte nga një familje e mesme ekonomike. Pas mbarimit të shkollimit fillor katërvjeçar, filloi të merret me bujqësi. Më 1942u internua në Simitli të Bullgarisë. Në dhjetor të vitit 1944, u gjet në Brigadën VII Shqiptare, ku ishte luftëtar i shkëlqyeshëm i mitralozit, ndërsa më vonë u zgjodh edhe dhjetar në klasën e mitralozave.
Në beteja paraqiste trimëri të pamatur, përatë edhe ishte i dalluar.Në luftën ezhvilluar në Koprivnic-Kroaci,natën e 12 prillit 1945,e kishte zëvendësuar shenjëtarin e mitralozit, icili ishte plagosur rëndë.Gjatë luftimeve u godit rëndë nga forcat e armikut nga një plumb dhe ra dëshmor në vijën e parë të LNÇ-së, në frontin të Sremit, në Koprivnic.
Djali i tij, Shefkiu,ndër të tjera thekson se e kishte gjetur edhe varrin e babait të tij në Koprivnicë.

BEQIR (Gani) BAKIU
Beqir Bakiu i lindur më vitin 1922, në fshatin Hotël. Ai rridhte nga një familje fshatare bujqësore.Në dhjetor 1944, u gjend në radhët e Brigadës së VII Shqiptare, dhe shumë shpejt u radhit si shenjëtar i mitralozit, në vijat e para të frontit.
Ra dëshmor më 21 prill 1944, në përleshje me forcat e pushtuesit gjerman, në përpjekje për ta marrë stacionin hekurudhor në Shid të Kroacisë.

HARUN (Rasim) OSMANI
Harun Osmani i lindur më vitin 1924, në fshatin Hotël.Rridhte nga një familja fshatare që merreshin me bujqësi.Si i ri, ai merrej edhe me blegtori, punonte bashkë me familjen e tij.Pasi një kohe, ai në moshën 18 vjeçare u mor ushtar gjatë kohës së fillimit të LDB. Ishte ndër luftëtarët trima, i përgatitur gjatë luftimeve për të cilin rrëfen vetë shoku i tij që kishin qenë bashkë në këtë front,h. Adem Nefail Ademi.
Harun Osmani ra dëshmor 10.12.1944, në krahun e LNÇ-së, në Shid të Kroacisë.
NEZIR ZEQIR ZENELI
Nezir Zeqiri i lindur më 1924, në fshatin Hotël.Ishte pjesëmarrës në LNÇ, në fronte të ndryshme, e posaçërisht në frontin më të ashpër të Luftës së Dytë Botërore, i njohur si Fronti i Sremit.
Ra dëshmor në luftim e sipër kundër forcave fashiste në vitin 1945.

SHAQIR (Çelebi) IMERI
Shaqir Imeri lindi më vitin 1914 në fshatin Hotël. Ridhte nga një familje bujare shqiptare. Ai mori pjesë në LNÇ, dhe ishte në radhët e para të frontit.
U zu rob lufte si ushtar i Armatës Jugosllave dhe u vra, më vitin 1941, në Zajeçar të Serbisë.

SHABAN (Tahir) JAHIJA
Shaban Jahija lindi më vitin 1914, në fshatin Hotël. Rridhte nga një familje e varfër, merreshin me bujqësi dhe blegtori.
Shabani mori pjesë në LNÇ, dhe gjatë luftimeve u zunë shumëushtarërob të Armatës Jugosllave dhe në mesin e tyre ishte edhe Shabani, i ciliu vra në vendin e quajtur Stalag në Gjermani[1].
Për të gjithë të rënit në frontin e Sremit nga fshati Hotël, në mënyrë të përpiktë dhe me shumë kujtime për ta na sqaroi në detaje ish luftëtari i këtyre betejave të përgjakshme,h. Adem Ademi. Ai kujton një takim të rastit pas shumë viteve nga lufta, me një shqiptar, që kishte bë tregti në Shid, i cili kishte pas shkuar me disa shokë për t’i vizituar vendet ku kishinluftuar. Ja se çka i kishte rrëfyer tregtari shqiptar, bacit Adem: ,,Në një rast të përkujtimit të betejave ushtarake kundër forcave gjermane, një epror i lartë ushtarak,fliste për trimërinëdhe heroizmin e djemve trima serbë e kroatë, pa i përmendur fare trimat shqiptarë në këto beteja. Mirëpo, një loke shumë e moshuar kroate, e kundërshtoi eprorin duke ithënë se të gjitha të dhënat e tua janë gënjeshtra, dhe se e vërteta është ndryshe!Ajo ia plasi në sy para shumë eprorëve të lartë ushtarak, se Shidin dhe shumë qytete tjera të Kroacisë,e çliruan djemtë shqiptarë dhe Brigada e VII-Shqiptare”.
VI.4 Kolektivizimi dhe nacionalizimi i pronave
Me ardhjen e pushtetit të ri komunist jugosllav në këto troje, pas vitit 1945, filluan të bëhen edhe reforma shoqërore-politike, të cilat ishin kundër interesave të popullatës. Kështu filloi të zbatohet edhe i ashtuquajturi procesi i “kolektivizimit” dhe ai i “nacionalizimit”. Përmes kolektivizimit, iu merreshin fshatarëve të gjitha pronat bujqësore, dhe të njejtit detyroheshin të punojnë bashkërisht, ndërsa frytet e punës i vjelte dhe i ndante celula e partisë. Përmes nacionalizimit, të gjitha pronat private ishin bërë shtetërore. Këto reforma hasën në rezistencë të madhe edhe nga shumica e banorëve të Hotlës, të cilët nuk dëshironin të jenë pjesë e kolektivit, mirëpo masat e pushtetit ishin shumë të ashpra. Familjet që kundërshtonin këtë reformë, kërcënoheshin jo vetëm se me uri, por edhe me internim, ashtu siç kishin bërë me familjen shumëanëtarëshe tëSulë Hotlës, e cila ishte internuar në Kratovë për katër vjetë me radhë.
Një nga familjet që kishte kundërshtuar kolektivizimin, ishte ajo e Haxhi Sulve. Adem Ademi thotë se nau konfiskua e gjithë toka, bagëtia, veshmbathja dhe gruri i tubuar në shtëpi gjatë verës. Fëmijët qanin për gojën e bukës. Vajza e Ebibit, Halide Ademi, kujton ato ditë të vështira, dhe vargjet e një kënge që e kishin thurrur bashkëfshatarët: “Kolektivi po punojnë, Haxhi Sult po durojnë!”.
Po ashtu konfiskimin e pasurisë nga kooperativa bujqësore- Kolektivi, ia kishin konfiskuar tërë pasurinëderi në farën e fundit, edhe familjes së Azir Azirit, për shkak se babi i tij ishte burgosur dhe dënuar me 15-vite burg. Në intervistën e zhvilluar me h.Azir Jusufin(më12.1.2016), aii kujton ato ditë të vështira kur kishin mbetur pa bukën e gojës. Komunistët e kishin burgosur babain e tij, Bajram Azizin, i njohur në popull si Bajrami i Emrës, të cilin e kishin dënuar me 4 vite burg për vrasjen e një eprori partizan gjatë luftës. Mirëpo, babai i tij pas dy viteve u lirua si i pafajshëm, ndërsa kolektivi i kishte dërmuar shumë si familje.
Po kështu edhe familjessë Xhemail Isenit të Abazallarëve ia kishin konfiskuar tërë pasurinë, pas burgosjes së Xhemailit, përvrasjen e eprorit partizan. H.Tefik Abazi i intervistuar më 16.1.2016, i kujton maltretimet fizike dhe psikike.Babai i tyre ishte marrë i shëndoshë, dhe ishte kthyer në shtëpi me peshë 40 kg, dhe mezi arrinte të qëndroj në këmbë. Pas daljes nga burgu ai u shpërngul në Turqi, duke thënë:”Nuk du as ta shoh, e as t’ia zgjati më kurrë dorën shkaut”. Metë vërtetë edhe ashtu kishte ndodhur. Familjen tonë kolektivi ja konfiskoi tërë pasurinë dhe kafshët, bagëtinë dhe prodhimet bujqësore. Ne si familje vuanim për gojën e bukës pa asnjë faj, pse ishim përkrah Sulë Hotlës, kujton në fund h. Tefiku në shtëpinë e tij.
Gjatë LDB në fshatin Hotël zhvillohej luftë në të gjitha anët. Dias ishin në anën e forcave partizane, e të tjerët në anën e forcave vullnetare shqiptare, nën udhëheqjen e komandant Sulejman Asipit, i njohur si Aga Sulë. Pas luftës, në shënjestër të sulmeve, bastisjeve,keqtrajtimeve dhe maltretimeve ishin përkrahësit e forcave vullnetare të Agës Sulë.
Adem Ademi rrëfen për sjelljen e ashpër të pushtetit sllavo-komunist të Kumanovës, me në krye me Branko Rulën, i njohur në opinion si një gjakpirës i shqiptarëve të Kumanovës e Likovës me maltretimet ndaj shumicës së popullatës së këtij fshati.
Bashkëpunëtorë të ngushtë në Hotël, Branko Rula kishte mjaft hotlanas, si Nexhadija i Xhelës, Shabani i Isenit, Avdirramani i Isenit (i njohur si Mança), Raqa i Dinës, etj. Nga zullumi i tyre kishin hequr të zitë e ullirit, shumë familje.